Vendi aziatik i Pakistanit është përfshirë nga një black-out kombëtar pasi energjia elektrike u ndërpre në shumicën e qyteteve.

Miliona banorë kanë mbetur pa energji elektrike teksa kjo ka shqetësuar të gjithë qytetarët.

“Një ndërprerje e vendit është shkaktuar nga një rënie e papritur e frekuencës në sistemin e transmetimit të energjisë,” tha Ministri i Energjisë i Pakistanit, Omar Ayub Khan.

Gjithsesi në disa rajone energjia elektrike mundi që të rikuperohej teksa është hapur tashmë një hetim i gjerë lidhur me këtë black-out të papritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb