Analisti Fatos Lubonja në emisioni ‘Open’ në News24, u shpreh se e majta është sjellë në mënyrë kriminale me pronën publike dhe se thuajse e kanë privatizuar të gjithë Shqipërinë.

I ndalur tek Pallati i Brigave i cili ka qenë në fokus të mediave pas lajmit se Ministria konsultimin publik, për hartimin e planit të menaxhimit të integruar të tij, ku Pallati i Brigadave i njohur ndryshe si pallati i mbretit do të hapet për publikun, Lubonja tha se prona publike është pronë e shenjtë.

Pjesë nga biseda në studio:

Lubonja: Një nga dallimet që ka e majta nga e djathta është qëndrimi ndaj asaj që quhet pronë publike. E majta a shumë më tepër ndjeshmëri ndaj pronës publike. Në përgjithësi këta janë sjellë në mënyrë kriminale me pronën publike dhe e kanë privatizuar Shqipërinë, për të mbajtur pushtetin nëpërmjet këtyre oligarkëve. Shikoni çfarë i kanë bërë bregut të detit. Kudo në botë lihen hapësira për publikun, këta nuk lënë cm pa privatizuar. Kështu ka bërë Edi Rama. Madje qëkur ishte pedagog tek Akademia e Arteve u bë promovues i një kioske, të hapim një kioske dhe ejani të hani qyl. Pra kjo është shtrirja edhe në politike. U nisëm me aspektin prona private është e shenjtë, jo mor jo prona publike është e shenjtë. Pallati i Brigadave hyn tel të gjitha privatizimet klientelare. Bregu i detit të jugut nuk është i bukur, ia ka dhënë të gjithë oligarkëve, ka edhe 50 euro shezlongu. Kjo pra është filozofia për të qeverisur në mënyrën më të lehtë. Pra me këto para blej vota dhe pasurohem, kjo është mënyra më e lehtë për një popull të nënshtruar se po të ishte një popull tjetër, kurrsesi nuk do ta kishin bërë. Këtu kanë hyrë tregtarët në tempull…

Zheji: Përse Pallati i Brigadave të mbetet i mbyllur dhe të bëhet si kopshtet e Versajës të hapura për publikun!?

Lubonja: Për Koloseun është folur që të merren nga privat, është kundërshtuar në Itali.

Panteoni si është, kush e menaxhon!? Pra po them sit ë majtë nuk duhet ta bëjnë këtë. Logjika që janë nisur këta, Historinë  e Ramës e di qysh herës, qëkur dha Kalanë e Petrelës… E merr Kalanë ti dhe në vend ta bësh një muzeum, shkon e bën restorant. Kështu po e bëjnë në Butrint. Dhe ky kur ta marrë do të bëjë kioska…Do të nxjerrë fitimin atje. Edhe sikur ja jep privatit, ti ke kushte që i vë privatit, pra nuk do prekësh asgjë.

Bozdo: Kur diskutuam për çështjen e Butrintit ku edhe aty kontrata ishte sekret, ka pyetur njerëz profesionistë të fushës që më kanë shpjeguar se modele të tilla nuk ka. Këtu ndodh që atë Pallat do ta marrë një shoqëri që do organizojë dreka , darka… Një llokmë që i jepet oligarkut të radhës, se kush është do ta zbulojmë shumë shpejt se kush është. Ky Pallat Brigade për ne është Versaje, se këtë kemi ne. Por mund ta bësh ndryshe, hape bëje muze.

Zheji: Ajo është aty vjen era myk, fondet vidhen, keqpërdoren. Nuk dua të them që kjo është zgjidhje…Do bëhet një kontratë shteti-privati. Private nuk do e respektojë, uroj mos të bëhen kulla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: