DURRËS

Dy vite pas tërmetit shkatërrues banorët e pallatit nr. 21, në lagjen 7 të Durrësit i janë drejtuar sërish bashkisë së qytetit për të protestuar.

Ata ngritën zërin për mosndërtimin e pallatit të tyre dhe mungesën e një përgjigje konkrete nga institucionet edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tragjedia. Banorët thonë se të vetmen gjë që kanë parë deri më tani është një foto e projektit të pallatit që do të ndërtohet, por puna konkrete nuk ka nisur.

Pas tërmetit të 26 nëntorit pallati 5 katësh pesoi dëmtime të mëdha ndaj u shemb pak muaj më vonë. Banorët të cilët trajtohen ende me bonus qiraje janë ankuar vazhdimisht se ende nuk dinë se kur do të strehohen në apartamente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb