Kanë dalë sërish pula të ngordhura në bregdetin e Shëngjinit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ditën e sotme në bregun e detit në zonën e Ranës së Hedhur, kanë dalë sërish pula të ngordhura.

Shpendët janë konstatuar në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës. Pula të ngordhura dolën në breg të detit në ketë zonë edhe pak javë më parë, ndërsa u hoqën nga autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb