Pas tragjedisë në Portin e Bejrutit, në Liban, një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një qendër tregtare, duke krijuar mjaft panik.

Mediet e huaja raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat kanë shuar flakët, duke parandaluar kështu një tragjedi tjetër.

Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb