Makinat dhe shtëpitë u “varrosën në baltë” në Breil-sur-Roya, një qytet francez afër kufirit italian, dy ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën jug-lindjen e Francës.

Sipas mediave të huaja, një familje urgjentisht zbrazi shtëpinë e tyre afër lumit Vésubie në Roquebillière, pasi shtëpia kërcënonte të rrëzohej në çdo kohë.

“Ndihem sikur jam ende duke jetuar në një makth”, thotë një banor i Roquebillière, në Alpes-Maritimes, në Francë, pasi stuhitë goditën zonën.

Ndryshe, stuhitë e mëdha goditën Francën Jugore dhe Italinë Veriore duke rezultuar me dy të vdekur dhe të paktën 30 të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: