Pamje dramatike vijnë nga Ukraina, aty ku qytetarët po përballen prej 11 ditësh me pushtuesin rus. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur trupat ruse qëllojnë me breshëri ndaj ukrainasve, ndërsa shihen duke i tërhequr ata zvarrë.

Trupat ruse qëlluan me breshëri një urë të përdorur nga civilët për evakuim, ku sipas raporteve të mediave, të paktën tre persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndërsa më 5 mars, tre vullnetarë u qëlluan dhe u vranë nga pushtuesit rusë në të njëjtën zonë, në periferi të kryeqytetit, Kiev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb