Pamjet e tmerrshme nga një çerdhe në Indonezi janë bërë virale në rrjet.
13 persona kanë përfunduar në pranga pas një rasti abuzimi me të mitur në një qendër të kujdesit për fëmijët.
Rasti u denoncua nga një ish-punonjës, ndërsa në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se si fëmijët, shumica nën moshën 2-vjeccare janë të shtrirë në dysheme vetëm me pelena. Vogëlushët janë të lidhur në duar dhe këmbë me lecka, ndërsa sipas zyrtarëve vendas, në një dhomë 3X3 metra ishin “ngjeshur” 20 fëmijë.
Ndër personat e arrestuar janë 11 kujdestarë, si dhe drejtori i shkollës dhe kreu i fondacionit që drejtonte qendrën.
Ata përballen me një sërë akuzash, përfshirë neglizhencën ndaj fëmijëve. Akuza të tjera mund të shtohen ndërsa hetimi zhvillohet. Të dyshuarit i thanë policisë se kishin lidhur disa nga fëmijët për t’i penguar ata të shqetësonin të tjerët. Ata pretenduan se qendra kishte mungesë stafi, me personel të pamjaftueshëm për të larë dhe veshur fëmijët.
Qendra e kujdesit ditor akomodonte rreth 100 fëmijë, më shumë se gjysma e të cilëve besohet se janë keqtrajtuar, tha policia.
Prindërit shprehen të alarmuar nga rasti, ndërsa njri prej tyre, Noorman Ëindarto tha se u trondit kur mori një telefonatë nga një prind tjetër të premten e javës së kaluar, i cili e nxiste të merrte djalin e tij dyvjeçar.
Më vonë ai mësoi nga policia se djali, i cili kishte ndjekur qendrën që kur ishte tre muajsh, ishte midis atyre që ishin lidhur.
“Zemra ime u copëtua”, tha nëpunësi civil 42-vjeçar. “Gruaja ime qau. Shumica e kujdestarëve ishin gra, dhe gjuha e trupit e tyre ishte shumë e butë, shumë e butë dhe dukej sikur ishin fetare”.
Noorman pagoi rreth 64 dollarë amerikanë, gjysma e pagës minimale në Yogyakarta – që secili prej dy fëmijëve të tij të ndiqte qendrën, e cila është mbyllur që atëherë.
Djali i tij ishte shtruar vazhdimisht në spital me pneumoni, për të cilën babai tani dyshon se mund të ketë pasur të bëjë me faktin që e detyruan të flinte në një dysheme të ftohtë pa rroba.
“Jam shumë i zemëruar, i tërbuar”, tha Noorman. “Ata duhet të ndëshkohen sa më rëndë që të jetë e mundur”.
Sipas ligjit të Indonezisë për mbrojtjen e fëmijëve, të dyshuarit përballen me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 100 milionë rupish.
