Nga njëra anë shpresa, nga ana tjetër trishtimi… Ndërsa pamjet që shfaqin të mbijetuarit e tërmeteve 7.7 dhe 7.6, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş, i dhanë shpresë jetës, nga ana tjetër, fytyra e dhimbshme e tërmetit del në disa foto të tjera të publikuara në internet. Një baba në Kahramanmaraş nuk ia lëshon për asnjë moment ​​dorën vajzës së tij 15-vjeçare, e cila humbi jetën nga tërmeti.

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që prekën 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş, e gjithë Turqia është në ankth teksa lufton me kohën, për të nxjerrë gjallë nga rrënojat njerëzit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pamjet e bëra nga fotoreporteri i AFP-së Adem Altan në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit, në foto pasqyrohej dhimbja e papërshkrueshme e babait që humbi vajzën.

Në fotografi shihet babai, që i qëndron pranë dhe i mban dorën vajzës së tij të vdekur në rrënoja.

(CNNTurk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb