Një video tronditëse tregon momentin kur një nënë e re me dy fëmijët e saj në sedljen e pasme të makinës, është përplasur me një karburant.

Mediat e huaja shkruajnë se Isabel Zepeda nga Kalifornia, 23-vjeçe ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet, ajo del nga rruga dhe përplaset me pompat e karburantit, duke shkaktuar më pas një zjarr të madh.

Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

E reja është ndaluar nga policia dhe tanimë, gjykata do të vendosë për fatin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb