Një ortek bore ka rrezikuar jetën e një fadromisti, mesditën e sotme, në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell pamjet e frikshme në redaksinë e “BalkanWeb”, nga vendi i quajtur “Shkami i Shaljaneve”, që tregojnë momentin e rënies së ortekut, duke rrezikuar jetën e shtetasit Gëzim Lumaj.

Teksa fadroma ishte duke punuar në hapjen e aksit Vermosh-Budaç, në Njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe, papritmas një ortek bore ka rënë në rrugë mbi fadromën, që drejtohej nga Lumaj, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb