Një aksident tragjik ka ndodhur në Autostradën Veriore Marmara në Turqi, ku një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga Diyarbakiri drejt Stambollit u përplas me barrierat e pikës së pagesës dhe më pas u përfshi nga flakët. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi në zonën e pagesës në kryqëzimin Işıklar, në lagjen Eyüpsultan të Stambollit. Sipas raportimeve të mediave turke, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që automjeti të përplasej me barrierat.
DİYARBAKIR–İSTANBUL OTOBÜSÜ ALEVLER İÇİNDE KALDI: 2 ÖLÜ, 8 YARALI
Kuzey Marmara Otoyolu’nda Diyarbakır’dan İstanbul’a giden yolcu otobüsü, sürücüsünün direksiyon hâkimiyetini kaybetmesi sonucu bariyerlere ç*rptı.
Kzanın ardından al*v alan otobüste 2 kişi h*yatını k*ybetti, 8… pic.twitter.com/CX1lefYh6E
— Güneydoğu Ajans (@guneydoguajans) September 13, 2026
Menjëherë pas përplasjes, autobusi shpërtheu në flakë. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin e aksidentit dhe përhapjen e shpejtë të zjarrit në automjet.
Forcat e xhandarmërisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për evakuimin e pasagjerëve. Ata arritën të nxirrnin personat nga autobusi që ishte përfshirë nga flakët.
İstanbul Kuzey Marmara Otoyolu’nda gişelerdeki bariyerlere çarptığı belirtilen yolcu otobüsünde yangın çıktı. pic.twitter.com/swLGBAkjBv
— Popüler Gazete (@populergazete) September 13, 2026
Bilanci i aksidentit është dy viktima dhe tetë të plagosur. Sipas raportimeve të mediave turke, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për trajtim të specializuar.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa po shqyrtohet edhe shkaku që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit nga drejtuesi i mjetit.
