Një video e bërë virale në rrjet, tregon momentin kur një burrë dhunon në mënyrë barbare gruan e tij shtatzëne.

Siç shihet në pamjet e publikuara, burri, godet me grushte e shkelma në mes të rrugës gruan e tij, e cila si pasojë, bie në tokë dhe tenton t’i shpëtojë goditjeve.

Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, ndërsa dhuna, është ndalur nga kalimtarët e rastit, që kanë larguar burrin.

Njoftohet se policia, ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar burrin, i cili edhe në të kaluarën kishte përsëritur skena të tilla.

Raportohet se gruaja nuk ka bërë denoncim për burrin, e kësisoj, ai është lënë i lirë, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb