VELIPOJË

Gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga hoteli, ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur rëndë katër pjesëtarët e familjes Gjoka, që janë pronarë të këtij biznesi.

Siç shihet në video, shpërthimi i bombolës është shkatërruar totalisht kati i parë i hotelit. Ndërkohë, gazetari Nikshiqi sjell në “BalkanWeb” edhe pamjet, kur dy prej të plagosurve nisen me ambulancë drejt Tiranës.

Dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht dy të miturit 11-vjeçari dhe 15-vjeçarja ndodhen në gjendje më të rëndë dhe pritet helikopteri për t’i transportuar në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb