Pamjet të rënda vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë me një të vdekur në autostradën Fushë-Krujë-Milot.

Ngjarja ndodhi në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë–Krujë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb