Pamje që tronditin botën vijnë nga Turqia dhe Siria, shtete të cilat u goditën dje rëndë nga disa tërmete të fuqishme.

Siç shihet nga pamjet e bëra virale pas shpërndarjes në Twitter, një vajzë e vogël e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur qëndron në krahët e një ushtari, ndërsa duket e shokuar.

Pasi ekipi i ndihmës tenton që ta qetësojë vogëlushen, duke e pyetur për emrin dhe duke i lagur buzët me ujë, i tregojnë se jashtë e pret vëllai i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb