FILIPINE

Të paktën 17 persona raportohen zyrtarisht të kënë vdekur pas rrëzimit të avionit me 92 ushtarë në bord në Filipine.
Ndërsa mbi 40 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Avioni C-130 Hercules po përpiqej të ulej aeroportin Jolo në provincën Sulu, por tejkaloi pistën dhe u rrëzua. Më pas, avioni, i cili u rrëzua në një zonë pyjorë, e ndodhur pranë disa ndërtesave, u përfshi nga flakët. Ai ishte nisur nga Cagayan de Oro për në ishullin Mindanao.

Ushtarët në avion ishin pjesë e pranisë së shtuar të ushtrisë në Filipinet jugore për të luftuar militantët islamikë të grupit Abu Sayyaf.

Autoritetet janë shprehur se nuk kishte asnjë shenjë që avioni të ishte sulmuar, ndërsa hetimet do të nisin menjëherë sapo të përfundojë operacioni i shpëtimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb