Ministri i Diasporës Pandeli Majko i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se maxhoranca sot nuk ka frikë nga vota e diasporës.

Majko tha se maxhoranca ka thuajse të gjitha bashkitë në vend dhe është ajo që kërkon shpesh ndryshime, ndërsa edhe diaspora është një segment që kërkon ndryshimet e jo status quo-në.

“Kemi një opozitë jo të unifikuar. Nëse shohim opozitën sot brenda në Kuvend e jashtë parlamentit, kanë këndvështrime të ndryshme. Opozita duhet ta shikojë me seriozitet se çfarë ariu ka përballë dhe ariu është PS e jo Edi Rama. Ariu po forcohet. Ne nuk kemi frikë nga diaspora.

Kjo sepse diaspora do ndryshime e nuk do status quo. Ne jemi sot në pushtetet lokale të gjitha. Kemi pra më shumë pushtet sot. Mandati i tretë do jetë shumë i lidhur me negociatat e BE. Një pjesë e administratës duhet që të shikohet. Kapacitetet europiane të Shqipërisë kërkojnë rivlerësim”, tha Majko.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb