Argjentina i ndaloi të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën. Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine. Ky vend ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb