Sonte, në 21:00, Italia përballet me Austrinë në stadiumin “Wembley” të Londrës. Azzurrët lanë hotelin në orën 11:00, ku përfunduan edhe seancën e fundit në fushën Barnet (klubi i divizionit të pestë).

Për të përfaqësuar në mënyrë ideale mbështetjen e një vendi të tërë, jashtë hotelit, kishte një grusht tifozësh që inkurajuan Immobile, Insigne dhe shokët e ekipit.

Megjithatë, nga Italia kanë udhëtuar vetëm 1200 tifozë. Shumë pak krahasuar me eventet e mëparshme. Pandemia ende kufizon lëvizjen. Sidoqoftë, këtyre tifozëve do t’u bashkohen italianët rezidentë në Angli, numër që nuk dihet pasi biletat janë shitur në Londër.

Formacioni pritet të jetë ky: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Mancini nuk është i prirur për surpriza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb