MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut si shumë vende të tjera në prag të sezonit turistik veror kërkon të rihapet.

Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse ka propozuar fillimisht një shkurtim të orës policore, dhe të bëhet vetëm 5 orë në darkë, nga 24:00-05:00.

Nga ana tjetër kërkohet që dhe objektet gastronomike të punojnë deri në orën 23:00, të rikthehen ngjarjet kulturore por me pjesëmarrje të kufizuar dhe të rihapen qendrat e fitness-it.

Edhe në Maqedoninë e Veriut është vënë re një rënie e rasteve të reja, pasi në 24 orët e fundit ka patur vetëm 25 të infektuar nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb