FIER

Një pallat në Fier është evakuar për shkak të një zjarri në bodrumin e itj. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe zjarri në një prej automjeteve në bodrum ka përfshirë edhe të tjerat të parkuara në bodrum.

FNSH dhe Polica kanë evuakuar menjëherë banorë teksa zjarrfikëset kanë punuar për fikjen e flakëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 23:50, në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera.

Në vëndngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: