Një 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante humbën jetën tragjikisht kur u goditën nga një rruge në një plazh në Meksikë. Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, shitës ambulantë.
Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja. Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia. Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetonte.
Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital, por nuk mund që të mbijetonte.
(BalkanWeb)