SHKODËR- Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ndërsa makina tip “Benz” me targë AA 100 NL ka qenë në ecje kur ka nisur të nxjerrë tym e flakë.

Makina Flake (3)
Makina Flake (3)

Zjarrfikëset pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga raportimet paraprake dyshohet se flakët kanë ardhur pas një defekti teknik. Zjarrfikëset dhe policia po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Makina Flake (1)
Makina Flake (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb