Një dekret i Papa Françeskut, i cili sapo ka arritur në Shqipëri, cakton 5 nëntorin si ditën e shpalljes së 38 martirëve shqiptarë, një ceremoni kjo që do të mbahet në Shkodër në prani të kardinal Angjelo Amato.

Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku thotë se kanë nisur përgatitjet, pjesë e të cilave është edhe përurimi, ditët e fundit, i muzeut dioçezian të Shkodër-Pultit, ku vend të veçantë i është kushtuar 38 martirëve, pjesa më e madhe e të cilëve të pushkatuar nga regjimi komunist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb