Papa Françesku në fjalimin e tij të së Dielës në Sheshin e Shën Pjetrit foli edhe për shndërrimin e muzeut Shën Sophia, që dikur ka qënë kishë, në një xhami.

Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.

Ndërhyrja e Papës u zhvillua përkundër faktit se pothuajse të gjithë vëzhguesit parashikuan se nuk do të fliste për këtë për të mos krijuar probleme për komunitetin e vogël katolik që jeton në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb