Sonte janë luajtur disa nga ndeshjet e para të turit të 3-të kualifikues të Champions League.

Victoria Plzen fitoi 1-2 në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol, duke arritur një rezultat të rëndësishëm ndaj ekipit ku aktivizohet Regi Lushkja.

Me po të njëjtin rezultat përfundoi Ludogorets-Dinamo Zagreb. Kroatët u treguan më të zotët në Bullgari dhe shkojnë kështu në takimin shtëpiak mjaft të qetë.

Nuk ka fitues në Principatë. Monaco ka barazuar 1-1 me PSV, në një 90 minutësh mjaft të luftuar. Royale Union-Rnagers u mbyll 2-0.

Në Portugali nuk ka histori. Benfica nuk e ka llogaritur aspak Midjylland, duke e mundur 4-1. Ndeshjet e kthimit luhen javën tjetër.

U7
U7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: