Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i PD-së hap një kapitull të ri drejt fitores. Gjatë fjalës së tij, Berisha i hapi sfidë Ramës, ndërsa theksoi se PD e bashkuar e mund edhe 6 herë të tjera në zgjedhje.

Sipas Berishës, hapja është leva e Arkimedit për ndryshim të Shqipërisë.

“Këto 8 vite, koha po thuaj ka ndaluar në raport me integrimin në BE. Kohën arrijnë ta ngadalësojnë vetëm diktaturat. Ato punojnë në mënyrë mizore. Në pamje të parë, ne nuk jemi diktaturë, por de facto po. Tirani krimi drogë, përndryshe koha nuk ndalonte kurrë. Përndryshe negociatat do ishin hapur 6 vite më parë, ose çdo vit. problemi është se Edi Rama shkelmon çdo ditë standardet dhe kriteret, vlerat që bashkojnë BE. Në këtë drejtim, largimi i tij është imperativ i të gjithë imperativëve. Pra, sot ne kemi programin tonë, të vlerave më të arrira, më të mira, sot ne jemi forcë sovrane konservatore, që jeton në të drejtën e idealëve të shqiptarëve. As e majta e Soros s’do të mundet kurrë ta mposhtë, jo dhe jo! Cili do që do bashkëpunim me ne mbi bazën e vlerave, jemi të gatshëm dhe qëndrojmë të vendosur me idealet dhe liritë tona.


Të dashur delegatë ky Kuvend hap një kapitur historik për ne, kapitullin e marzhit tonë drejt fitores. Shumë diskutojnë dhe pyesin; ku mundet Edi Rama?! A nuk jemi ne sëbashku që e kemi mundur ne 3 herë atë. Edhe 6 herë të tjera do e mundim! Por, ky marzh, udhëtim kërkon nga ne që të bëjmë gjithçka për mendjet e shqiptarëve, mbi të gjitha për mendjet dhe zemrat e atyre demokratëve që mund të jenë të ftohur dhe në hatër mbetje dhe të hidhëruar. Sot kemi këtu dhjetra qindra delegatë, me të cilët para 6 marsit ishim në pozicione të ndryshme. Më lejoni ti falënderoj ata me mirënjohje të thellë për praninë e tyre në këtë sallë.

Ata e bënë PD më të hapur se kurrë. Është i mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij. por e rëndësishme është që të rendim, të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati dhe demokrateje, që në 90, ta ftojmë të kthehet te kontributi i tij, të japë kontribut tjetër për fitoren e PD. Ne nuk do jemi 40 apo 50 mijë, por dy apo tre-fishi i këtyre. Kjo është parti me histori. Sot në misionin tonë, hapja dhe vetëm hapja është dhe do të mbetet ‘leva’ e Arkimedit për të ndryshuar Shqipërinë. të bëhemi kombi i bukur për të stolisur të bukurën e dheut, Shqipërinë. Rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb