TIRANE- Deklaratës së fortë të Lulzim Bashës se, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë këto tre ditët e fundit në Gjermani dhe se i është zbuluar një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milion euro para droge, i është përgjigjur ky i fundit.
Balla mohon të ketë qenë në Gjermani dhe përmend emrat e Mimi Kodhelit, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si politikanët shqiptarë që kanë shkuar këto 20 ditët e fundit në Gjermani.
“Në Gjermani, në 20 ditët e fundit kanë qenë: Nga PS, Mimi Kodheli, nga PD Sali Berisha, dhe Lulzim Basha. Këta di unë që kanë qenë në Berlin. Tani nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota Yaris dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje dueli për lidershipin e PD. Lulzim Basha ka probleme si Babalja. Të kesh parë një person qoftë deputet me një Toyota Yaris me 1,5 milionë euro para të drogës dhe të mos e denoncosh…”,- vijoi Balla.
(m.a/BalkanWeb)
