Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga parada e përvitshme e të ashtuquajturës “Dita e Fitores”, përgatitjet e fundit po bëhen në Shën Petersburg.
Mijëra trupa dhe qindra makina po praktikojnë manovrat e tyre, teksa tanket e Luftës së Dytë Botërore kanë mbushur rrugët e qytetit.
Celebrimet më 9 maj do të shënojnë 72-vjetorin që pas nënshkrimit të aktit gjerman të kapitullimit të Aleatëve në Berlin, duke i dhënë fund konfliktit në Frontin Lindor të Luftës së Dytë Botërore, shkruan Mail Online.
E nisur nga Stalini, parada është rritur shumë nën lidershipin Putin dhe tani është në qendër të vëmendjes jo vetëm të vetë kombit por edhe shteteve të tjera, që i ruhen.
Një total prej 10 mijë ushtarësh, dhe dhjetëra avionë e helikopterë do të marrin pjesë në paradën e madhe ushtarake ruse.
(e.f/BalkanWeb)