SPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK Etleda Çiftja e akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim, duke kërkuar 1 vit e gjashtë muaj burgim, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 1 vit burgim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb, se për shkak se ajo është e padënuar më parë dhe se është nënë e dy fëmijëve, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të kalojë në 2 vite shërbim prove.

Kujtojmë se edhe pse Çiftja është vënë nën akuzë dhe po gjykohet për fshehje të pasurisë dhe falsifikim, ajo vijon të ushtrojë detyrën, duke vetuar prokurorë dhe gjyqtarë të cilët gjenden me shkelje të ligjit dhe ë pas shkarkohen nga ky komisionin, për të njëjtat shkelje që edhe vetë ajo akuzohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: