Çdo sulm i SHBA-së ndaj objektivave ruse në Ukrainë do të shkaktonte automatikisht një luftë botërore, ka paralajmëruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Medvedev i bëri komentet pasi Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski pretendoi se Uashingtoni kishte kërcënuar të kryente një sulm të tillë nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë.

Ai u shpreh se Uashingtoni, ndryshe nga Varshava, deri më tani është përmbajtur nga bërja e ndonjë kërcënimi të tillë publikisht “sepse ata janë më të kujdesshëm” se polakët.

“Amerikanët të godasin objektivat tanë do të thotë fillimi i një lufte botërore dhe një Ministër i Jashtëm, madje edhe i një vendi si Polonia, duhet ta kuptojë këtë”, shtoi Medvedev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb