Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID-19 do jetë dyfish më vdekjeprurëse se e para.

Johnson tha në një deklaratë në parlament se Britania e Madhe nga e enjta do të hynë në fuqi masat kufizuese pasi duhet shfrytëzuar çdo mundësi para se të urdhërohet qëndrimi në shtëpi i qytetarëve.

Ndërkohë Britania e Madhe planifikon një mbyllje të pjessshme për 4 javë, teksa ajo nuk do të jetë si mbyllja e parë pasi do të ketë disa lehtësime.

Britania e Madhe në valën e parë ishte një prej vendeve europiane  më të goditura nga pandemia, por pas ardhjes së verës shifrat ranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb