Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka cilësuar shkelje të rëndë vendimin e Ramës për të mos lejuar studentët të hyjnë në auditoret e universiteteve pa u vaksinuar ndaj COVID-19.

Shehu thotë se urdhëri është i pabazuar në Kushtetutë ndërsa Raam vepron me frymën e talibanizmit.

Ish-ministri thekson se është për “Green Pass”, por vetëm kur qytetarëve t’u sigurohen vaksina të certifikuara vetëm nga EMA, të thuhet çfarë do të bëhet me të vaksinuarit me prodhime kineze e ruse si dhe çfarë do të ndodhë me shkollat e mesme.

Për Shehun, Rama sot ka kryer një shkelje të rëndë dhe para se të kërcënojë studentët duhet që të paraqesë strategji vaksinimi.

 

STATUSI NGA  TRITAN SHEHU

Covid: Eshte shkelje e rende te kercenosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn ne auditor”, pa paraqitur nje strategji vaksinimi!

Po, eshte arbitrare, sepse eshte urdher i pa bazuar ne kushtetute, shkelje te drejtave, ndoshta dhe i demshem per shendetin.

E kam ngritur disa here kete, se pari shteti u shpjegon qartesisht qytetareve strategjine e tij, sigurine qe u jep, cfare masash ka marre e cfare u ofron, e me tej vendos masa detyruese, edhe keto fleksibile per kete rast.

Aktualisht jemi nje nga vendet me numrin me te ulet te vaksinimeve ne Bote, vetem me 25% te popullesise me vaksinim te plote, dhe keto ne shumicen dermuese me vaksinat kineze te pa certifikuara e te pa pranuara nga Europa e Perendimi.

Pra shteti perpara se te mare nje mase te tille penalizuese ndaj qytetareve duhet:

1-Te siguroje per te gjithe qytetaret vetem vaksina te certifikuara nga EMA, te aplikuara sipas llojit ne baze te indikacioneve te tyre per grup mosha, gjendjes shendetesore etj, sic po e realizon edhe Kosova.

Gje qe kerkon per Shqiperine mbi 5,5 Milion doza, krejt e realizueshme kjo edhe tashti mbas kaq vonese, pergjegjese per te cilen eshte vetem Qeveria.

2-Te deklaroje cfare do te behet me ata, qe jane vaksinuar me ato vaksina te pa efekeshme e te pa pranueshme sipas Perendimit, qytetare, pedagoge e studente keta.

Psh. a do te lejohen ata te hyjne ne auditore me ato vaksina, qe mund te jete placebo.

Ne fakt keta duhet te trajtohen si te pa vaksinuarit e tu ofrohet rivaksinim i plote me vaksina te sigurta, gje qe po e ben edhe Turqia.

3-Po per shkollat e mesme cfare do te behet? Ne fakt duhet vepruar si ne vendet e tjera, edhe si ne Kosove, duke ulur moshen e vaksinimit ne 12 vjec.

Fatkeqesisht edhe per kete pike ka vetem heshtje nga Qeveria e “Komiteti”, per te mos folur sot edhe per “dozen e trete”.

Mbasi shteti te kete realizuar keto detyrime ndaj qytetareve, nxenesve, studenteve, mesuesve a pedagogeve, mund te hapet diskutimi per ndalimin e hyrjes neper klasa.

Une jam per “Green Pass”, por vetem atehere kur realizohen konditat, vetem mbi bazen e asaj metodike, qe po aplikohet ne vendet e BE.

Por jo pa strategji, pa transparence e diskutim, pa siguri, duke detyruar njerezit tu injektohen vaksina te pa certifikuara nga EMA, se paku shume te dyshimta keto.

Kjo mund te quhet edhe talebanizem!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb