FIER- Pas paralajmërimit të qeverisë për të nisur më 1 shtator aksionin kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, bizneset janë dyndur para zyrave të QKR-së në Fier. Ata duan t’i shpëtojnë sanksioneve të paralajmërua nga qeveria, por përballen me mungesë të sporteleve për t’ju shërbyer.

Qytetarët pohojnë se zënë radhë madje edhe me ditë për të kryer veprimet në këtë zyrë, ndërsa i vetmi sportel nuk i përgjigjet dot këtij fluksi. Sipas tyre në ditë mund të regjistrohen rreth 40 biznese.

Gjatë paralajmërimit të këtij aksioni, ministri Shkëlqim Cani tha se qëllim final është ulja e nivelit të taksave, e borxhit publik dhe investimet. Kjo sipas tijd he kryeministrit Rama do të krijojë mundësi dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: