Sergei Lavrov i paralajmëroi se nuk do të tregojnë mëshirë ndaj vendeve që do të guxojnë të sulmojnë në “Ditën e Fitore”. Ky kërcënim

Ministri rus e cilësoi një festë të shenjtë për rusët dhe akuzoi Perëndimin për forcimin e regjimit nazist në Kiev.

Lavrov, gjatë një ceremonie vendosjeje kurorash në Ministrinë e Jashtme ruse, tha gjithashtu se Rusia do të eliminojë çdo kërcënim sigurie që buron nga territori ukrainas.

“Dua të them me ndershmëri dhe përgjegjësi absolute: nëse ndodh ajo që nazistët e rilindur të Perëndimit po planifikojnë përmes Ukrainës, nuk do të ketë asnjë butësi për ta”, tha Lavrov , duke iu referuar mbështetjes së dhënë nga vendet perëndimore regjimit të Kievit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb