Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Marupol.

Gjithashtu thekson se Rusia po planifikon të nisë një sul ushtarak pranë fabrikës së çelikut Azovastal ku thuhet se janë vendosur trupa ruse.

F9c58ad5 1b84 4fa9 Aeb9 734b88c27196

Ndër të tjera, Ushtria e Ukrainës ka sjellë detaje nga sulmet ruse, ndërsa njofton se vazhdojnë të godasin infrastrukturën e vendit.

  • Forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në infrastrukturë në rajonet Kharkiv dhe Zaporizhzhia në verilindje të Ukrainës. Ka edhe zbulim aktiv ajror nga rusët
  • Forcat ruse kanë shpallur “nivelin e verdhë të kërcënimit terrorist” në rajonet në kufi me Ukrainën dhe në Krime.
  • Sipas informacioneve ky nivel kërcënimi ka të ngjarë të organizojë lëvizjen e pajisjeve ushtarake, armëve dhe personelit në Ukrainë
  • Forcat ruse kanë dërguar 400 personel të përbërë nga ushtarakë me përvojë luftarake në Ukrainë si përforcime.
  • Ushtria ukrainase ka rrëzuar një avion rus Su-25, i cili ka shkatërruar gjithashtu dy automjete dhe tre sisteme artilerie ruse në Donetsk dhe Luhansk. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: