Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në një intervistë për ‘News24’ foli për konferencën e parë ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Ekonomi tha se duhet më shumë komunikim me publikun dhe se digjitalizimi është një aktivitet që ka vite që po ndodh.

Po ashtu shtoi se qëllimi kryesor mbetet parandalimi, ndërgjegjësimi dhe më pas dënimi.

“Është me shumë rëndësi , Shqipëria po e bën për herë të parë. Qeveria ka marrë përsipër të kryejë një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë. Pra progresi që kemi bërë ka hequr një herë e përgjithmonë idenë që pandëshkueshmëri nuk ka. Shqipëria e ka vendosur rrugën e saj drejt demokracisë”, tha ajo.

Sa i përket mesazhit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, për luftën kundër krimit të organizuar, ajo tha se fjala e saj ishte frymëzuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb