Pushuesit janë bërë bashkë dhe kanë parandaluar një tragjedi në Plazhin e Shëngjinit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, pushuesit, kapen dorë më dorë dhe me ndihmën e litarëve kanë shpëtuar 9 persona nga mbytja.

Kushtet e vështira klimaterike, e kishin trazuar jo pak detin dhe personat që ndodheshin në ujë, ishin në rrezik të madh që të mbyteshin, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të pushuesve, ata janë shëndoshë e mirë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb