Policia e Shtetit bën me dije se ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni ka rënë në pranga 31-vjeçari S.K., për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash.

Gjithashtu penalisht është proceduar edhe bashkëshortja e tij.

Sakaq janë sekuestruar 132 litra parfum dhe esencë parfumi. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Informacion-Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi.

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb