Në Paris mbyllën një tjetër sezon të dështuar, e fitojnë apo jo Ligue 1, kjo ka pak peshë pasi objektivi i tyre kryesor ka qenë dhe mbetet Champions League. Eliminimi që në fazën e 1/8 pritet të ketë një efekt domino shumë të madh për sezonin e ri, duke nisur nga trajneri Galtier, i cili do të jetë i sakrifikuari i parë.
Sheiku Al Khelaifi ka një emër konkret për post-Galtier, një dëshirë të madhe prej vitesh, Zinedine Zidane. Për të bindur Zidane në lojë do të futet as më shumë e as më pak, por Nicolas Sarkozy, presidenti i Francës nga viti 2007 deri në 2012.

Sarkozy është një fans i zjarrtë i PSG dhe sipas mediave franceze, ish presidenti ka vendosur kontaktet e para me Zidane. Gjithnjë sipas mediave franceze, Sarkozy ka pasur një rol thelbësor edhe në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me PSG.
(BalkanWeb)