STRASBURG- Eurodeputetët kërkuan dje që shtetet anëtare të BE-së të japin mbrojtje për ish-informaticienin e shërbimeve amerikane sekrete, Edward Snowden, në një rezolutë që kërkon garanci për të dhënat personale të evropianëve.

Parlamenti i kërkoi vendeve të BE-së “të anulojnë çdo ndjekje kundrejt amerikanit që është në origjinë të zbulimeve mbi praktikat e shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe që është strehuar në Rusi që prej vitit 2013, si dhe t’i ofrohet mbrojtje”.

“Për pasojë këto vende duhet të ndalojnë ekstradimin apo dorëzimin e tij nga një palë e tretë, në shenjë të njohjes së statusit të tij si ‘lajmëtar’ dhe mbrojtës ndërkombëtar i të drejtave të njeriut”, sipas kërkesës së eurodeputetëve.

Kjo pikë e rezolutës, që ka të bëjë me Snowdenin, u miratua nga një maxhorancë minimale (285 vota pro, 281 kundër dhe 72 abstenim), sipas një amendamenti të paraqitur nga të Gjelbrit dhe e Majta Radikale (GUE).

Edward Snowden, nga ana e tij, e cilësoi këtë votë si “të jashtëzakonshme, dhe si një dorë të shtrirë nga disa miq”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: