BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën hyrjen në fuqi të marrëveshjes së parë të dialogut politik dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kubës, gjatë një seance plenare në Strasburg.

Kjo votë pozitive e eurodeputetëve (597 pro, 65 kundër, 31 abstenim) ishte e nevojshme për të bërë të aplikueshëm këtë marrëveshje kuadër, e iniciuar në dhjetor nga shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së dhe ai i Kubës.

Nën sfondin e tensioneve mbi çështjen e të drejtave të njeriut, Kuba ishte i vendi vend latino-amerikan që nuk kishte marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar me Bashkimin Evropian, ndonëse shumica e vendeve evropiane kishin lidhur marrëdhënie dypalëshe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb