Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi.
Ndryshe nga ditët e tjera, të sfiduar edhe nga kushtet e vështira atmosferike, ata vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur para ambienteve të Parlamentit.
Në sallën e ligjvënësve është diskutuar për Reformën Territoriale, për të cilën do të mbahet më vonë votimi nga deputetët.
Protestuesit nuk i kanë ndaluar për asnjë moment thirrjet e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, si edhe duke kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, Belinda Balluku.
