Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port që nxiti zemërimin e popullatës.

E kryesuar nga kreu i Parlamentit, Nabih Berri, në detyrë që nga viti 1992, seanca parlamentare miratoi zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur për dy javë nga qeveria, pas tragjedisë.

Ratifikimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep të drejtën autoriteteve të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas votimit të deputetëve, mbeti e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi sot apo nëse konsiderohet në fuqi që nga 5 gushti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb