Në Shqipëri nuk ka asnjë laborator mjekësor të akredituar nga DPA, por të licencuar nga MSH për testimin Covid -19 .

“Përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ka sjellë pasoja të mungesës së vërtetësisë së analizave, pasi nuk ka marrë pjesë në akreditimin e aparaturave laboratorike të përdorura për këtë qëllim. Marrja e kompetencave nga Komiteti i Ekspertëve dhe MSHMS-ja, ka sjellë përjashtim të padrejtë të DPA-së duke cenuar vërtetësinë e të dhënave laboratorike për Covid-19”, pohohet në auditim.

Kjo ka qenë gjetja e KLSH për laboratorët mjekësor të cilët janë licencuar për testimin Covid-19.
Sot që flasim janë të licencuar nga MSH rreth 12 laboratorë në sistemin shëndetësor privat, licencim që ka filluar në 30/7/ 2020.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) pranë Ministrisë së Ekonomisë akrediton sipas standarteve ISO përkatëse laboratorët testues/kalibrues/mjekësor.

Standardi ISO për akreditimin e Laboratorëve mjekësor ISO 15189 ka standarde të caktuara menaxheriale dhe teknike për ruajtjen e cilësisë së shërbimeve laboratorike dhe në gjithë botën është opsionale jo detyrues akreditimin. Deri sot që flasin DPA nuk ka hartuar akoma politikat e duhura dhe të ketë ekspertizën e caktuar për të akredituar laboratorët mjekësor të licencuar nga MSH të testimit Covid-19.

Pra deri sot që flasim DPA e ka të pamundur akreditimin e laboratorëve mjekësore të testimin Covid-19.

Është disi absurde “vëzhgimi apo shkelja “e gjetur nga KLSH mbi cilesinë e shërbimit në këto laboratorë që është përjashtuar DPA, e cila deri më sot nuk i akrediton dot këta laboratorë për shkak së ajo nuk ka akoma polititikat e miratuara per testimin Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: