Partia Agrare Ambjentaliste, PAA me anë të një deklarate për mediat shprehet se duhet që të ngrihet Banka Shqiptare e Zhvillimit.

PAA po ashtu thotë se duhet që të bëhen funksionale edhe skemat e sigurimit, për t’i dhënë një hov të ri zhvillimi bujqësisë.

Deklarata e plotë e Partisë Agrare Ambjentaliste:

Deklaratë për media. PAA propozon ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe Sistemin e garantimit të fermerëve nga fatkeqësitë natyrore me skemë të subvencionuar nga shteti. Bazuar në: (I) faktin që qeveria shqiptare do të prezantojë planin e rimëkëmbjes;

(II) pasojat e rënda të tërmetit dhe covid-19 në ekonominë shqiptare dhe domosdoshmërinë për bërjen funksionale të institucioneve dhe skemave mbështetëse; (III) faktin që fatkeqësitë natyrore janë bërë më të shpeshta dhe më shkatërruese për bizneset dhe jetën; (IV)faktin që sektori i bujqësisë është sektori më i rrezikuar dhe më i dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore; (V)faktin që pasiguritë dhe paqartësitë po e dëmtojnë rëndë ekonominë shqiptare dhe në veçanti sektorët kritikë të saj, PAA propozon krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit bazuar në parimet dhe modelet më të suksesshme të menaxhimit të tyre.

Në shumë vende të Europës funksionojnë Bankat e Zhvillimit, (Croatian Bank for Reconstruction and Development (HBOR) e themeluar në 12 Qershor 1992) ku shtetet grumbullojnë fondet e lira dhe grantet nga çdo donator dhe ofrojnë politika lehtësuese dhe mbështetëse për ekonominë. Çdo vonesë në ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit është një pengesë e madhe për zhvillimin harmonik dhe të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Propozimi i dytë i PAA – është lidhur me ndërtimin dhe bërjen funksionale të skemave të sigurimit nga risqet potenciale të sektorëve më të prekur të ekonomisë ku bujqësia jep rreth 21% të PBB-së dhe në zonat urbane jetojnë mbi 40% e popullsisë por që po e braktisin vendin – është kritik ndërtimi i kuadrit ligjor dhe funksional i skemave të sigurimeve të aktivitetit të cilat për sektorët dhe rajonet me risk të lartë bazohet në ndarjen e riskut midis përfituesve, kompanive të sigurimit dhe shtetit ku qeveritë ndërhyjnë me skema të subvencioneve pjesore.

Pa këtë ndarje risku dhe pa aplikimin e skemave subvencionuese, pasiguritë nga fatkeqësitë natyrore do të dëmtojnë shumë biznese, ku ato të sektorit të bujqësisë, prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit do të ndjehen të pasigurtë dhe do të ulin interesin për të marrë risk për të investuar.

#paa #shqiptare #zhvillimi #bujqesia #blegtoria

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb