TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron dhe njëherë se Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shpreh mbështetjen për tre kandidatë të PD-së, Këlliçin në Tiranën, Carën në Durrës dhe Boçin në Elbasan.

“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë.
Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan. ✌️??”, deklaron Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb