ITALI 

Në Itali ka triumfuar e djathta. Zgjedhjet europiane në shtetin italian kanë konfirmuar si parti të parë ne vend “Lidhjen” e liderit Mateo Salvini. Rezultatët e nxorën partinë e Salvinit me mbi 34.3 % të votave, madje më lart nga se parashikonin exit-polloet, të cilat thanë se partia e tij mund të marrë pak më tepër se 30 për qind të votave.

Matteo Salvini, lideri i Lidhjes, zëvëndëskryeminsitër e ministër i brendshëm në qeverinë e Giuseppe Contes, në një dalje publike tha se falënderon të gjithë italianët. Salvini u shpreh se gjërat tashmë kanë ndryshuar. “Tashmë gjërat duhet të ndryshojnë edhe në Europë. Në nivel kombëtar, nuk do të ndryshojë asgjë, por do të kërkoj një shpejtim të punës për realizimin e programit qeverisës: Lista e kandidatëve tanë në këto zgjedhje ka triumfuar”, tha ai.

Një rezultat pozitiv në këto zgjedhje ka arritur dhe Partia Demorkatike me lider Nicola Zingarettin, e cila deri më tani llogaritet të ketë marrë 22.71% të votave duke kapërcyer partinë e koalicionit qeverisës , Lëvizjen 5 Yjet. Ajo që ka marrë goditje ka qenë Pesë Yjet, pasi parashikohet që të merrte së paku 20 përqind të votave. Sa i përket pjesëmarrjes në votime, në Itali kanë votuar mbi 56.9 % e italianëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb