TIRANE – Nëse dënimi i Skënderbeut mbetet në fuqi edhe pas apelimit, Partizani “gradohet” me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Por koeficienti i ulët në UEFA i skuadrës kryeqytetase do të sjellë pozicionimin e saj në vazon e më të dobëtëve në shortin e turit të dytë paraeliminator që hidhet me datë 20 qershor.

Përballë do të jenë shumë skuadra të njohura në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga skocezët e Sëlltik, për të vazhduar me Dinamon e Zagrebit apo Kopenhagën.

Ndërkaq, mund të ketë edhe përballje me njohje të vjetra shqiptare, pasi një rival i mundshëm është edhe Karabak i Ansi Agollit apo edhe Legia e Varshavës që tashmë drejtohet nga Besnik Hasi, shkruan Panoramasport.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit:
Red Bull Salcburg (Austri),
Sëlltik (Skoci),
APOEL (Qipro),
BATE Borisov (Bjellorusi),
Legia Varshavë (Poloni),
Dianmo Zagreb (Kroaci),
Ludogorets Razgrad (Bullgari),
Kopenhagë (Danimarkë),
Karabak (Azerbajxhan), Rosenborg
(Norvegji), Astana (Kazakistan),
Sherif Tiraspol (Moldavi),
Ylli i Kuq Beograd (Serbi),
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji),
FH (Islandë),
Trençín (Sllovaki),
Nju Seints (Uells).
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb